Zbulimi i dy piramidave të lashta në kompleskin pranë qytetit Jaén janë dëshmi të arkitekturës monumentale, mijëra vjet para ardhjes së spanjollëve, të cilat shtrihen përmes Andeve e deri në xhungël.
Dy piramidat, Monte Grande dhe San Isidro, ishin të mbuluara nga bimët, ndërsa banorët e kësaj zone i përdornin ato si deponi të mbeturinave, deri para ardhjes së arkeologëve të cilët filluan gërmimet.
Udhëheqësi i ekipit peruan, arkeologu Kvirinjo Olivera, argumenton se tempujt janë vepër e kulturës Brakamoros – e cila ishte pjesë e Konfederatës së fiseve Amazonian që banonin në kufirin aktual të Perusë dhe Ekuadorit.
Sipas tij, gjetja e tempujve është unike, jo vetëm për shkak të antikitetit të tyre, por edhe për shkak të lokacionit në të cilin ato gjenden. / Telegrafi /