Telegrafi

Peru, policët patrullojnë me rroba të Babagjyshit (Video)

Me veshjet e Santa Klausit, oficeri i policisë Marco Chira ishte njëri prej atyre që drejtonte motorçikletën në Lima, dhe bënte foto me banorët dhe turistët. Në Peru është bërë traditë në fakt, prej 16 vjetësh që të mbahet parada e Santas.

Siç njofton Tch, ai shoqërohej nga disa oficere femra të veshura si zonjusha Klaus. Por krahas mesazhit të paqes e dashurisë, efektivët kishin një mesazh serioz: të rrisin ndërgjegjësimin për sigurinë në trafik gjatë sezonit të pushimeve.