Telegrafi

Peru kualifikohet në Botëror, eliminon Zelandën e Re (Video)

Kombëtarja e Perusë ka arritur që të sigurojë kualifikimin në Botërorin, Rusia 2018, pas fitores prej 2-0 në shtëpi ndaj Zelandës së Re. Peru është kombëtarja e fundit që prenë biletën për Botëror. 

Estadio Nacional në Lima ishte i stërmbushur për ndeshjen kryesore ndër vite për Perunë.

Pasi sfida e parë në Zelandë përfundoi pa gola, vendasit hynë të motivuar.

Pas 28 minutash lojë, Jeferson Farfan ishte ai që zhbllokoi për 1-0.

Kjo bëri që myasfirët të kërkojnë golin e kualifikimit, megjithatë Ramos në minutën e 65-të mbylli dilemën për 2-0.

Me këtë fitore Peru arrin të kualifikohet nga playoffi dhe i bashkohet kombëtareve tjera amerikano-latine që luajnë në Botërorin, Rusia 2018.

Një nga mungesat që do të vërehet më së shumti nga Amerika Latine është mungesa e Kilit në këtë kompeticion. /Telegrafi/