Site icon Telegrafi

Peruja goditet nga një tërmet i fuqishëm

Një termet i fuqishëm me fuqi prej 7.2 ballë goditi rajonin Tirapata në jug të Perusë të enjten, ka bërë të ditur Departamenti Amerikan për Mbikëqyrjen e Tërmeteve (DAMT).

Gjatë ditës edhe Qendra Sizmologjike Evropiane e Mesdheut (QSEM) raportoi për tërmetin 7 ballësh.

“Nga informacionet që kemi deri më tani nuk raportohet për dëme”, bëri të ditur Hernando Tavera, kreu ekzekutiv i Institutit Gjeofizik të Perusë (IGP) për radio stacionin RPP, përcjell Telegrafi.

Duke u bazuar nga raportimet e mediave lokale, tërmeti u ndje edhe në rajonet tjera jugore si Arequipa, Cusco dhe Tacna, banorët e të cilave qytete nga paniku dolën në rrugë.

Ndërkohë Departamenti Amerikan për Paralajmërim nga Cunami tha se nuk ka rrezik për cunami. /Telegrafi/

Exit mobile version