Fuqizon imunitetin
Joga ndihmon në luftimin e sëmundjeve të ndryshme, përfshirë shtypjen e gjakut, dhimbjen e nyejve, diabetin, ciklin e parregullt menstrual etj., transmeton Telegrafi.
Kur jeni të aftë t’i luftoni këto sëmundje, bashkë me hormonet dhe peshën në nivel, do të keni prirje të jeni të shëndetshëm dhe të sëmureni më rrallë.
Përmirëson përqendrimin
Meditimi përmirëson përqendrimin, dhe kjo mundëson që të keni jetë më të mirë profesionale, vëmendje më të fortë ndaj hollësive dhe do të jeni të aftë t’i zgjidhni problemet më lehtë.
Durimi
Në joga në fillim nuk do të jeni të aftë t’i bëni të gjitha ushtrimet sepse kërkojnë kohë dhe elasticitet, mirëpo në fund do t’ia arrini. Kjo padyshim tregon që me joga do të fitosh durimin, sepse e dini se me sasinë e duhur të përpjekjeve, çdo gjë ndodh me kohë.
Vetëbesimi
Kur dukeni dhe ndjeheni më mirë se më herët, keni prirje edhe të keni më shumë vetëbesim se më parë.
Kjo do t’ju siguroj që ta prezantoni veten në mënyrë më të mirë, të flisni me të rriturit pa u ndjerë të turpshëm dhe të bëni hapa që asnjëherë më parë nuk do t’i ndërmerrnit.
Jeni më energjik
Kur filloni të bëni joga, ju filloni të vareni më pak në çaj dhe kafe për t’i mbajtur lart nivelet e energjisë.
Joga bën që të zhbllokoni energjinë e brendshme, duke ju bërë më aktiv. /Telegrafi/