Telegrafi

Përthellohet rezultati për BDI-në në Tearcë

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka përditësuar rezultatin për në Komunën e Tearcës.

Sipas të dhënave të KSHZ-së, nga 24 vendvotime të numëruara nga gjithsej 30, Nuhi Neziri nga BDI ka fituar 3.891 vota ose 55.12%, ndërkaq kundërkandidati i tij Nazim Taipi nga ASH-AA ka fituar 3.031 vota ose 42.94%.

Më herët edhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti tha se kanë korrur fitore në Komunën e Tearcës.

Përndryshe, në rrethin e dytë të zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut dalja ka qenë 48,88%, apo 633.146 qytetarë nga 1.335.556 qytetarë që kanë mundur të votojnë në komunat ku është votuar për rreth të dytë. /Telegrafi/