Site icon Telegrafi

Përtërini flokët tuaj

Disa nga qimet në mënyrë individuale bëhen kaçurrela. Investoni më shumë në prodhimet që kujdesen për flokët, duke i mbrojtur ata nga lagështia.

Me rastin e blerjes së shampove dhe regjeneratorëve, kujdesuni që me vete ta kenë mbishkrimin "smoothing" dhe "sleek". Pasi t’i keni pastruar flokët, kujdesuni që ata t’i thani me peshqir që materialin e kanë të butë, shmangni peshqirët e fortë.

Flokët e rinj janë në gjendje t’u bëjnë ballë shumë faktorëve të dëmshëm, por me kalimin e viteve, cilësia e tyre dobësohet dhe nuk mund ta përballojë madje as stresin. Majat e pëlcitura ju bëjnë të dukeni më të vjetra në moshë.

Mënyra e vetme është t’i shkurtoni shpesh majat e flokut dhe sa më shpesh ta vizitoni stilistin. Nëse shkurtoni flokët çdo gjashtë javë, atëherë stilistët ju garantojnë flokë të shëndetshëm. Po ashtu, duhet ta dini se flokët e lagësht janë më të ekspozuar ndaj pëlcitjes, prandaj përdorni krehër apo brusha me dhëmbë të gjerë, si dhe t’i lidhni më rrallë, kjo u mundëson atyre që të frymojnë lirshëm.
/Telegrafi/
 

Exit mobile version