Telegrafi

Përtërihet Facebook për Windows Phone

Aplikacioni ka dizajn të ri të dukjes fillestare “panoramë”, është ridizajnuar edhe dukja e profilit, janë përmirësuar performansat gjatë shfletimit të feedit të risive, e janë futur edhe filtrat e risive. Navigacioni është përmirësuar, e është futur edhe mundësia e funksionaliteteve të Facebookut Pages, Groups dhe Likes, si dhe mundësia për caktimin e shkallës së privacisë gjatë vendosjes së përmbajtjeve të reja. Gjithashtu, janë korrigjuar edhe bugët e vërejtur nga versionet e mëhershëm.

Aplikacioni është në dispozicion për shkarkim pa pagesë nga Windows Phone Marketplace. /Telegrafi/