Site icon Telegrafi

“Përtej Detyrës”, ekspozita kushtuar diplomatëve që shpëtuan hebrenjtë

Ekspozita “Përtej Detyrës”, kushtuar diplomatëve që shpëtuan hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe që janë të njohur si “Fisnikë midis kombeve” apo të “Të drejtët midis kombeve”, do të hapet në Prishtinë, më 13-14 prill 2018, në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës.

“Tregimet përfaqësojnë diversitetin: vende të ndryshme të origjinës, vende të ndryshme ku ata kanë vepruar dhe kanë ndërmarrë veprime për të shpëtuar njerëzit në faza të ndryshme të Holokaustit. Tregimet janë të endura brenda zinxhirit historik të ngjarjes së Holokaustit, së bashku me një sfond historik më të veçantë që lidhet me secilën prej këtyre tregimeve”, thotë Besarta Pasoma, bashkëthemeluese dhe drejtoreshë e OJQ-së, “Bridging the GAP”.

Ekspozita është e organizuar nga OJQ-ja “Bridging the GAP” në bashkëpunim me Ambasadën e Izraelit në Beograd dhe është e mbështetur mediatikisht nga portali “Izraeli Sot” dhe kompania “DONCAFE”.

Exit mobile version