Site icon Telegrafi

Perspektiva e rritjes ekonomike në Kosovë është pozitive

Sipas raportit më të fundit ekonomik të Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor, rritja ekonomike në Kosovë në vitin 2017 pritet të arrijë 4.4 për qind, nga 3.4 për qind në vitin 2016, e udhëhequr kryesisht nga investimet dhe mbështetur nga konsumi dhe një rigjallërim i eksporteve.

“Deficiti fiskal në vitin 2017 parashikohet të zgjerohet në 2 për qind të Bruto Prodhimit Vendor për shkak të rritjes së përfitimeve sociale dhe ekzekutimit të shpejtë të projektit Rruga 6. Eksportet po stimulohen nga rritja e fortë e vendeve të Eurozonës, rritja e prodhimit të metaleve bazë, çmimet e larta ndërkombëtare për nikelin dhe plumbin dhe një rritje me bazë të gjerë në prodhimin e mallrave dhe shërbimeve të tregtueshme”, thuhet në raportin e Bankës Botërore, raporton RTKlive.

Sipas këtij raporti perspektiva e rritjes ekonomike në Kosovë është pozitive, dhe rritja ekonomike parashikohet të arrijë 4.8 për qind në vitet 2018 dhe 2019, por përmirësimi i parashikuar është objekt i rreziqeve, përfshirë perceptimet rreth stabilitetit politik, dhe mungesën e mundshme të kapaciteteve për të çuar përpara planet ambicioze të investimeve publike.

Raporti i plotë i Bankës Botërore./Telegrafi/

Exit mobile version