Telegrafi

Personi më i vjetër në botë me Sindromën Down (Video)

Në vitin 2008 u emërua nga libri i rekordeve Guiness, si personi më i vjetër që jeton me sindromën Down.

Edhe pas tetë vitesh Kenny Cridge vazhdon ta mbajë këtë titull, në shtëpinë e kujdesit Wisteria që ndodhet Jou Bill, ai festoi ditëlindjen e tij të 77-të.

Në këtë qendër është personi më i dashur për të gjithë, kështu së paku pohon menaxherja e shtëpisë së kujdesit Ann Nicholson.

“Ai është një njeri i veçantë të gjithë e duan, është i mirë dhe i dashur. Mundohemi të bëjmë të pamundurën që ai të jetë mirë”, ka shtuar Nicholson.

Në vitet kur lindi Kenny fëmijët që lindin me një çrregullim të tillë gjenetik, rrallë herë e mbërrijnë adoleshencën e tyre, por ai pati fati që të shijoj çdo moment të jetës, transmeton RTV Dukagjini.