Telegrafi

Personi me të meta psikike kërcënon se do ta djeg veten

Një person me të meta psikike nga fshatin Llapashticë e Poshtme të Podujevë, ka kërcënuar se do ta djegë veten.

Policia ka konfiskuar nga ai dy shishe me koktej molotovi, një shkrepës, një sëpatë dhe një thikë.

I dyshuari është hospitalizuar në QKUK në repartin e neuropsikiatrisë për trajtim mjekësor. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori./Telegrafi/