Një vrasje e trefishtë ka ndodhur sot në lagjen Dardania në Prishtinë, ku një burrë ka vrarë gruan, nusen e djalit dhe më pas veten.
Personi që kreu këtë vrasje ka qenë i moshës 61 vjeçare, gruaja e vrarë 60 vjeç ndërsa nusja e djalit 28 vjeçare.
Krejt kjo ka ndodhur në sy të fëmijës dy vjeçar.
Mësohet se i ndjeri Hasan K. Ishte në proces të divorcit me gruan e tij. H.K./KosovaPress/