Telegrafi

Personi që ka vrarë Hazbi Idrizin ka tentuar të vetëvritet

Pas konfirmimit të lajmit për vdekjen e kryetarit të Komunës së Bogovinës, Hazbi Idrizi, TetovaSot njofton se personi i cili ka vrarë Idrizin, më pas ka tentuar edhe të vetëvritet.

Lexo po ashtu Vritet Hazbi Idrizi – kryetari i Komunës së Bogovinës

Pasi ka qëlluar mbi kryetarin Hazbi Idrizi, kryetar të Komunës së Bogovinës, ai më pas ka qëlluar edhe veten me pistoletë, dhe ka tentuar të vetëvritet.

Burime nga Spitali i Tetovës thonë se ai ka marrë lëndime të rënda dhe menjëherë është tranaferuar në Spitalin e Shkupit.