Telegrafi

Personi që e përndoqi gjatë gjithë jetës Sandra Bullockun, i jep fund jetës

Konsiderohej si personi që ishte i dashuruar marrëzisht pas aktores Sandra Bullock.

Joshua James Corbett i ka dhënë fund jetës gjatë mbrëmjes së kaluar në apartamentin në Los Angeles.

Fansi 42-vjeçar kishte arritur të hynte në shtëpinë e aktores në vitin 2015, dhe pas intervenimit të policisë ishte larguar.

Corbett i dha fund jetës në banesën e tij në La Crescenta, në Los Angeles të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në fakt, ai nuk u paraqit në seancën gjyqësore në 23 prill, kështu që policia shkoi ta arrestoj për të ekzekutuar mandatin e shoqërimit.

Pasi u ngujua për disa orë në shtëpi, duke kërcënuar agjentët se do ti vriste, skuadra speciale veproi dhe Corbett i dha fund jetës me një plumb në kokë.

Ndryshe, aktoren do ta shohim edhe këtë vit në ekranet e mëdha të kinemave. /Telegrafi/