Site icon Telegrafi

Personi më i moshuar në majën më të lartë

Kryeministri i Nepalit, Madhav Kumar Nepal është një nga personat e shumtë që ka uruar Min Bahadur Sherchan, i cili sot ka 78-vjet – pasi të hënën kishte pranuar mirënjohjen nga libri i Guinnesit.

Sherchan kishte pushtuar majën e lartë 8.848 metra, në maj të vitit 2008, kur kishte 76 vjet e 340 ditë. Mirëpo, në librin e Guinessit deri më tash ka qenë i regjistruar japonezi Katsusuke Yanagisawa, i cili kishte pushtuar këtë maje në moshën 71-vjeçare. /Telegrafi/

Exit mobile version