Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka bërë të ditur se rasti pozitiv me COVID-19 nga Komuna e Skenderajt është nga fshati Likoc.
Kryetari i Skenderajt Bekim Jashari ka thënë se personi i prekur nga coronavirusi është punëtor në KEK, njëherësh person kontakti i të infektuarve që punojnë në këtë korporatë.
“Pas marrjes së informatës, IKSHP dhe QKMF-Skenderaj, kanë marrë të gjitha masat dhe familja e të infektuarit është në izolim shtëpiak”, ka shkruar Jashari në Facebook.
Ai u ka apeluar qytetarëve që të ruajnë distancën sociale dhe të zbatojnë masat parandaluese kundër përhapjes së coronavirusit.