Ka arritur në 17 numri i të prekurve me coronvirus në Kosovë.
Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, Naser Ramadani, gjatë një konference për media me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, deklaroi se personi i 17-të i infektuar me COVID-19, është nga Dumnica e Podujevës.
“Rasti i sodit është rasti i Dumnicës. Familjar i personit të parë që është konfirmuar si pozitiv në këtë fshat”, tha ai.
Ramadani ka deklaruar se në spital momentalisht me gjendje më të vështirë është 77 vjeçari nga komuna e Vitisë.
“Në spital është 77 vjeçari, dy raste të familjes së njëjtë tashmë gjenden në shtëpinë e tyre kanë kushte optimale bashkë me familjarët tjerë, jo me insistimin tonë, ambienti social në shtëpinë e tyre ka qenë shumë më i mirë”, shtoi ai. /Telegrafi/