Telegrafi

Personeli mjekësor në klinikën e Shkupit e ka ndërprerë protestën për çmimin e parkingut

Sindikata e punëtorëve mjekësorë në qendrën klinike në Shkup e kanë ndërprerë protestën për rritjen e çmimit të parkingut.

Deri te ky hap i tyre ka ardhur pas arritjes si një marrëveshjeje me Ministrin e Shëndetësisë, Venko Filipçe dhe me Kryeministrin Zoran Zaev, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Filipçe u ka premtuar se do të diskutohet për këtë çështje që për protestuesit është e papranueshme.

Nga ana tjetër, personeli mjekësor i ka shtuar kërkesat e tyre, pra përveç çmimit të parkingut, ata kërkojnë edhe rritje të rrogave në mënyrë të barabartë./Telegrafi/

 

*Foto Ilustrim