Sindikata e punëtorëve mjekësorë në qendrën klinike në Shkup e kanë ndërprerë protestën për rritjen e çmimit të parkingut.
Deri te ky hap i tyre ka ardhur pas arritjes si një marrëveshjeje me Ministrin e Shëndetësisë, Venko Filipçe dhe me Kryeministrin Zoran Zaev, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Filipçe u ka premtuar se do të diskutohet për këtë çështje që për protestuesit është e papranueshme.
Nga ana tjetër, personeli mjekësor i ka shtuar kërkesat e tyre, pra përveç çmimit të parkingut, ata kërkojnë edhe rritje të rrogave në mënyrë të barabartë./Telegrafi/
*Foto Ilustrim