Site icon Telegrafi

Personeli i angazhuar për përgatitjen e ushqimit në shkollë nuk shkoi në punë, arsimtarja amerikane bleu pica për 400 nxënës

Arsimtarja e shkollës së mesme S. Weir Mitchel në Philadelphia, ka blerë pica për 400 nxënës pasi që personeli i angazhuar për përgatitjen e ushqimit në shkollë, nuk kishte shkuar në punë.

Shkolla ndryshe ofron ushqim pa pagesë për të gjithë nxënësit. E Philadelphia Inquirer, raporton se shumë nxënës llogarisin çdo ditë në ushqim pa pagesë – pasi shumica prej tyre në këtë shkollë konsiderohet që kanë probleme financiare, transmeton Telegrafi.

Stephanie Andrewlevich, arsimtare e shkollës iu drejtua prindërve të nxënësve me një letër në të cilën kishte shkruar se ka porositur pica me qëllim që të mund të kenë ushqim falas në shkollë, e letra e saj shpejtë u shpërnda në rrjete sociale.

Zëdhënësi i shkollës ka thënë para gazetarëve se mosardhja në punë e personelit tregon mungesë të fuqisë punëtore. E arsimtarja ka theksuar se ka angazhuar edhe arsimtarë tjerë që ta ndihmojnë me blerjen e picave, me qëllim që nxënësit të mos mbesin të uritur. /Telegrafi/

 

Exit mobile version