Quhet Erkin Bedo, është 26 vjeç dhe ka mbaruar studimet për administrim biznesi në “CIT Canadian Insitute of Technology”.
Ky është djali simpatik nga Tirana, që i ka rrëmbyer zemrën prej më shumë se një viti Sara Kapos, vajzës kontraverse të aktores së njohur, Ema Andrea.
Ajo bëri shumë bujë si aktorja e përzgjedhur nga dy këngëtarët më simpatikë të momentit, Flori Mumajesi dhe Ledri Vula, në klipin e tyre të ri “Beautiful”, dedikim për bukurinë shpirtërore të femrës, përtej pamjes.
Artistët e kishin mbajtur sekret praninë e Sarës në këtë klip, e cila u shfaq e qethur zero duke bërë show me tipin e saj të veçantë.
Më të bukura ishin vargjet dedikuar një stereotipi femre si ajo, e bukur edhe pse pa ndërhyrje estetike e flokë.
Dhe mbështetësi kryesor është pikërisht partneri i saj në jetë, që deri tani e kanë njohur vetëm rrethi i tyre i ngushtë miqësor. Erkini ka postuar në profilin e tij në facebook klipin me dedikimin “My beautiful babe”, duke deklaruar se Sara është e tij. Janë të shumta fotot që djali, i cili shquhet për buzëqeshjen e bukur, po ashtu si Sara, poston me të dashurën e tij. Ai nuk nguron t’ja shprehë hapur dashurinë, me lulet që i dhuroi për ditëlindje apo foton e dashurisë për 1 vjetorin e lidhjes së tyre.
Ajo që bie në sy në fotot e çiftit janë tatutë e mëdha që kanë secili në trup, pasi janë dhe pasioni i tyre i njëjtë. “Beautiful” me protagoniste Sarën, është prodhim i “Threedots” me vargje të vetë këngëtarëve. Në fund të klipit ata e bëjnë kokën zero si Sara, si për t’i shprehur simpatinë në këtë mënyrë. Sara ka përfunduar Fakultetin e Shkencave Sociale dhe një nga vargjet më pikante që ata i drejtohen është: “E ke ti yllin në ballë, ama s’kam dash për showbizz”. Me të dashurin e saj në jetë Sara shkëmben shpesh biseda ngacmuese në rrjetet sociale, një prej të cilave është: “Shumë shpesh po poston foto me mua ti djalë!” dhe ai i përgjigjet: “Po je shumë e mirë ç’të bëj”.