Telegrafi

Personazhet VIP fillojnë “sfidën nudo”, pranojnë sfidat e njëri-tjetrit për publikimin e imazheve lakuriq (Foto, +18)

Foto: Getty Images/Guliver

Aktorja e njohur amerikane, Linday Lohan, është bërë nismëtare e një sfide të re në rrjetet sociale.

Ajo ka sfiduar personazhet VIP që të zhvishen nudo, dhe fotografitë t’i ndajnë me ndjekësit e tyre në rrjetet sociale.

Këngëtari i njohur britanik, Liam Payne, i është përgjigjur pozitivisht kësaj sfide dhe ka publikuar një imazh nudo të tijin në rrjetet sociale.

Foto: Liam Payne/Instagram

Këngëtari i grupit “One Direction”, ka pozuar tërësisht i zhveshur mbi një karrige, duke shfaqur edhe tatuazhet e shumta që ka në krah.

Ndërkohë, Lindsay kishte pozuar gjithashtu nudo para pasqyrës, duke vënë në pah tërë figurën e saj trupore.

Mbetet të shihet nëse edhe emra të tjerë të njohur do të shprehin gaditshmërinë për t’iu përgjigjur një sfide të tillë, mjaft “të rrezikshme”. /Telegrafi/