Balerini Ilir Shaqiri kurorëzoi sonte (e shtunë) dashurinë e tij me martesë, me partneren Emanuela Morini.
Dyshja janë martuar ligjërisht në një dasmë, të cilën e kanë organizuar pas 20 vitesh njohje me njëri-tjetrin.
Në dasmën e zhvilluar në një nga qytetet bregdetare të Shqipërisë, ka mbledhur në ceremoni personazhe të shumtë VIP.
Emrat e njohur nga shoubizi që kanë marrë pjesë në këtë event, janë kryesisht personazhet VIP që kanë qenë pjesë e spektaklit Big Brother VIP.
Aktorja Arjola Demiri dhe këngëtari Ardit Çuni, ndanë me ndjekësit e tyre në rrjetet sociale disa fotografi të përbashkëta nga ceremonia e martesës së Ilirit dhe Emanuelas.
Prezantuesja Amarda Toska gjithashtu nuk mungoi në dasmë, e cila ka qenë edhe organizatore e ceremonisë, me biznesin e saj të nusërisë.
Nusja e ish-kryeministrit, Sali Berisha, blogarja Armina Mevlani, është njashtu një prej emrave të pranishëm në dasmë, e cila është dukur mjaft elegante mbrëmjen e së shtunës.
Ilir dhe Emanula janë prindër të një vajze, të cilën e quajnë Emily. /Telegrafi/