Mjekët e mjekësisë tradicionale kineze theksojnë që personat të cilët vuajnë nga dhembjet e shpinës dhe osteoporoza nuk bën të durojnë dhembjen
Zgjidhja nuk është as tabletat kundër dhembjeve. Qëllimi është që ta eliminoni dhembjen, në mënyrë që trupi të mos vuajë, transmeton Telegrafi.
Dhembja në mënyrë efikase mund të eliminohet vetëm me ushtrime:
Tendosja e kurrizit
Futni këmbët nën mollaqe. Uluni drejt dhe anoni përpara. Ky ushtrim do të tendosë çdo unazë posaçërisht dhe do t’ju çlirojë nga dhembja, si në pjesën e poshtme të kurrizët, ashtu edhe në pjesën e sipërme.
Me ushtrime të rregullta mund të eliminoni krejtësisht dhembjen e kurrizit.
Ushtrimi me mbështetje në mur
Ky ushtrim zbut dhembjen e kokës, tendosjen në supe dhe qafë. U rekomandohet atyre personave të cilët vuajnë nga marramendja. Shtrijuni në shpinë, ndërsa këmbët mbështetini për mur.
Duart mbani në stomak. Mbyllni sytë, merrni frymë në mënyrë të barabartë dhe provoni t’i nxirrni të gjitha mendimet e panevojshme.
Pesë minuta në këtë pozitë zbusin tendosjen e muskujve të shpinës dhe qafës, ndërkaq dhembja e kokës zhduket tërësisht.
Pozita e qenit
Qëndroni këmbadoras, kurrizi t’ju jetë paralel me dyshemenë. Më parë merrni frymë dhe kokën nxirreni lart, ndërkaq stomakun “lëshojeni”. Pastaj nxirrni frymën derisa kokën e lëvizni nga poshtë, ndërkaq stomakun tërhiqeni.
Përsëriteni këtë ushtrim 10 herë.
Tendosja dhe përdredhja
Ky ushtrim ndihmon nëse keni dhembje në stomak dhe pengesa të tretjes së ushqimit.
Uluni në dysheme, ndërsa këmbët drejtoni. Këmbën e majtë lakojeni mbi këmbën e djathtë dhe shtrijuni në anën e majtë. Duke u mbështetur në duar. Bëjeni këtë edhe në anën e djathtë. Qëndroni në këtë pozitë rreth 30 sekonda.
Pozicioni flutur
Zvogëlon dhembjet e kërdhokullave, zbut tendosjen në këmbë dhe gjunjë. Uluni në dysheme, drejtojeni shpinën. Bashkoni këmbët dhe në shputa tërhiqni nga vetja. Qëndroni në këtë pozicion rreth 2 minuta.
Mbani në mend që jemi të bekuar me trupin i cili këndellet lehtë dhe i cili reagon pozitivisht ndaj çdo ushtrimi. Prandaj, para se të pini ilaçin kundër dhimbjeve, provoni ndonjërin prej këtyre ushtrimeve. /Telegrafi/