Site icon Telegrafi

Personat që rrahën Ilir Tolajn dërgohen në mbajtje

Dy persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës pasi janë të dyshuar që kanë sulmuar fizikisht me shufra hekuri ish- sekretarin e përhershëm të Ministrisë së Shëndetësisë, doktorin Ilir Tolaj.

Sipas disa video dhe fotove, shihet se si Tolaj është nxjerrë nga makina dhe pastaj është goditur nga të dyshuarit.

I dëmtuari në këtë rast, Tolaj, ka marrë lëndime trupore.

Ndërsa menjëherë ka pasuar edhe intervenimi i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, shkruan “Zëri”.

Kujdestarja e këtij organi të drejtësisë ka treguar se kanë shqiptuar masën e ndalesës për dy të dyshuarit e këtij rasti.

“Personat që janë arrestuar nga Policia e Kosovës janë ndalu nga prokuroria për 48 orë me vendim të prokurorit të rastit”, ka thënë prokurorja kujdestare e Prokurorisë Themelore.

Lexo po ashtu Sulmohet Ilir Tolaj (Foto/Video)

Arsyeja e rrahjes së Tolajt ishte ndalja e veturës në rrugë.

Dhe krejt në fund ka nisur debati që ka përfunduar me rrahje fizike.

Exit mobile version