Marrëveshja e të gjithëve për një teori të thjeshtë është e pamundur. Njerëzve u pëlqen të diskutojnë tema të shumta. A është ananasi i mirë për picën tuaj? A po merr ky drejtues vendimet e duhura? Toka është e rrumbullakët. A jeni dakord për këtë? Ka kaq shumë tema, dhe diskutimet janë të pafundme.
Disa njerëz besojnë se toka është e sheshtë.
A keni dëgjuar ndonjëherë për teorinë e tokës së sheshtë?
Teoria e tokës së sheshtë
Kjo mund të tingëllojë si një shaka për disa, por disa njerëz me të vërtetë thonë se toka është e rrafshët. Personat që besojnë se ajo është e sheshtë bëjnë çmos për të treguar se të tjerët gabojnë. Ata mbështeten në disa pika kryesore:
Nuk mund ta shoh, nuk mund ta besoj
Personat që besojnë se ajo është e sheshtë mbështeten në shikim. Ne nuk shohim një kurbë dhe nuk na duket sikur jetojmë në një sferë. Kështu i shohin gjërat. Nëse nuk mund të shihni një kurbë, pse do t’i besoni ata që thonë se toka është e rrumbullakët.
Udhëtim i falsifikuar në hapësirë
Personat që besojnë se ajo është e sheshtë thonë se udhëtimet në hapësirë janë të falsifikuara. Gjatë “garës në hapësirë”, njerëzit u përpoqën shumë për të mposhtur njëri-tjetrin në hapësirë. Në vend që të bënin diçka, ata falsifikuan tërë gjërat në studiot e filmit. Disa nga ta besojnë se kemi dërguar raketa në qiell, por ata janë të bindur se raketat ishin boshe.
Harta alternative
Si e shpjegojnë personat që besojnë se toka është e sheshtë, rrotullimin e planetit rreth diellit? Ata kanë një hartë të ndryshme. Ata besojnë se toka është si “krep”. Sipas tyre, poli verior është në qendër dhe Antarktida është një mur i akullt që rrethon skajet e jashtme të “krepës”.
Bob Knodel, një pronari i kanalit “Flat Earth” në YouTube, shpenzoi 20.000 dollarë në një xhiroskop për të provuar teorinë e tij. Epo, në vend që të konfirmonte teorinë e tokës së sheshtë, Knodel e hodhi poshtë.
Një xhiroskop qëndron në një pozicion përkundër rrotullimit të Tokës. Ndërsa planeti lëviz, xhiroskopi përkulet nga boshti, duke treguar lakimin e tij. “Kur ndezëm atë xhiroskop, zbuluam se kishim një lëvizje”, tha Knodel. “Një lëvizje 15 gradë në orë”. Është pikërisht ajo që bën një xhiroskop, kur planeti është i rrumbullakët.
“Tani, padyshim që ne ishim të mërzitur nga kjo. Wow, ky është një lloj problemi”, tha ai. “Ne padyshim që nuk ishim të gatshëm ta pranonim atë, kështu filluam të kërkojmë për ta hedhur poshtë atë që në fakt ishte regjistrimi i lëvizjes së tokës.”
Gjithsesi, Knodel nuk e pranoi dështimin dhe do t’i përmbahet teorisë së tij të tokës së sheshtë. /Telegrafi/