Site icon Telegrafi

Personat “non grata” nga SHBA në Maqedoni, Aggeler: Do të ketë edhe emra të tjerë

Ambasadorja amerikane në Maqedoninë e Veriut, Angela P. Aggeler thotë se përveç Ramiz Merkos, në “listën e zezë” të SHBA-së do të ketë edhe emra të tjerë.

Aggeler tha se procesi i shpalljes të një personi “non grata” bëhet me kujdes dhe bazohet në fakte.

“Vetëm të shtoj se këto emërtime marrin kohë, ndiqen nga afër nga një proces ligjor i rishikimit, do të thotë nuk merren lehtë, nuk merren shpejtë dhe në një moment të caktuar shqyrtohen një numër i emrave, pasi zyra jonë ligjore në SHBA dhe zyrat tjera rishikojnë faktet”, deklaroi Aggeler.

E pyetur se kur pritet të shpallen emrat e tjerë, Aggeler tha se për shkak të ndjeshmërisë së procesit nuk mund të flet për kohë të caktuar.

“Nuk mund të flas për kohë, për kumtesa në të ardhmen, besoj se do të ketë tjerë, kur do të ketë, nuk mund të them, sepse ky proces është i kujdesshëm, por vetëm të theksojmë se ne SHBA-të e marrim këtë shumë seriozisht”, deklaroi Aggeler

Exit mobile version