Personat me nevoja të veçanta në Maqedoni vazhdojnë të kenë probleme të qasjes në arsim dhe në institucione, ndërkaq arsyeja nga mospërfshirja në tregun e punës, më së shpeshti ndërlidhet edhe me paragjykime, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Kjo u tha sot në konferencën e parë zyrtare ”Të drejtat e personave me nevoja të veçanta dhe mënyrat për realizimin e mundësive të barabarta”, organizuar nga Polio Plus – Lëvizja kundër hendikepit.
Sipas të dhënave të Agjencisë për punësim, deri tani ka 2300 persona me nevoja të veçanta të punësuar dhe paraqet një numër mjaft të vogël nga nevoja reale. 10% e banorëve në Maqedoni janë persona me nevoja të veçanta.
Në konferencë u zyrtarizua fillimi i zbatimit të projektit ”Aksioni pilot për qasje në të drejtat për puën për personat me nevoja të veçanta”./Telegrafi/