Mënjanimi i të gjitha llojeve të barrierave, mes të cilave edhe paarritshmëria fizike te institucionet, përfshirja më e madhe në arsim, qasja te shërbimet shëndetësore, përdorimi më i gjërë i gjuhës intepretuese dhe Braill, zhvillimi i arritshmërisë më të madhe të serviseve të reja për mbështetje, rritja e kapacitetit të të gjitha institucioneve, si dhe ngritja e vetëdijes publike dhe mënjanim të diskriminimit dhe stigmatizmit”, kërkojnë personat me aftësi të kufizuara.
Në suaza të shënimit të Ditës ndërkombëtare të personave me aftësi të kufizuara – 3 Dhjetori, ata potencuan se shteti bën përpjekje për përparim të gjendjeve dhe se punët po lëvizin, veçanërisht në pjesën e zhvillimit të shërbimeve dhe deinstitucionalizimit, por që nevojitet edhe përkushtim i mëtutjeshëm edhe i Qeverisë dhe institucioneve, por edhe i tërë shoqërisë.
“Të drejtat e personave me aftësi të kufizuara janë të drejta kompensuese si bazë për mundësi të barabarta me të tjerët. Mundësimi i këtyre kërkesave janë përfitimi civilizues i botës moderne dhe bashkëkohore, janë shkruar në dokumentet ndërkombëtare, para se gjithash në Konventën për të drejtat e njeriut me aftësi të kufizuara”, tha Branimir Jovanovski nga Këshilli Nacional i organizatave të invalidëve në shënimin e sotëm në Qeveri.
Përfaqësuesit e Qeverisë, sërish, theksuan se realizimi i kushteve të barabarta dhe mundësitë për këto persona është prioritet i tyre dhe në atë drejtim përkujtuan në atë që e kanë bërë deri tani.
Kryeministri Zoran Zaev theksoi se Trupi koordinues kombëtar i formuar në Qeveri e ka vendosur korrnizën për zbatim të përshpejtuar të drejtimeve nga Konventa për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara.
“Tërë kjo, si dhe kontributi për ngritje të vetëdijes për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara dhe për vlerën e implementimit të konventës është e rëndësishme për realizimin e saj në praktikë. Rekomandimet e KB-së dhe plani aksionar i trupit koordinues sigurojnë pako të qartë të prioriteteve, udhërrëfyes për aktivitetet e Qeverisë për të gjitha aktivitetet të cilat janë para nesh që të zbatohet konventa dhe të realizohen e respektohen të drejtat e personave me aftësi të kufizuara”, tha Zaev.
Ai apeloi për të gjitha ligjet ekzistuese dhe ato të reja, politika dhe programe në mënyrë të obligueshme të jenë në pajtim me konventën.
“Do të përpiqemi për barazi dhe mosdiskriminim, lëvizje të lirë, jetesë të pavarur, qasje deri te mallrat dhe shërbimet, punësime, qasje deri te drejtësia, shëndetësia, pjesëmarrja politike dhe e drejta të votojnë dhe të votohen”, theksoi Zaev.
Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Mila Carovska, përkujtoi në të gjitha masat dhe vendimet ligjore, që i ka sjellur dhe zbatuar kjo Qeveri në drejtim për realizim të të drejtave të personave me pengesa, midis të cilave edhe reformimin e sistemit për mbrojtje sociale dhe procesin e deinstitucionalizimit.
Përveç çdo gjëje të bërë, theksoi ajo, mbetet edhe më tutje të punohet së bashku me komunat në zhvillim të shërbimeve sociale me qëllim të të drejtave të personave me pengesa që të mund t’i realizojnë të drejtat e tyre.
Ministrat e Arsimit dhe Shkencës, Shëndetësisë, Arbër Ademi dhe Venko Filipçe, secili në fushat e kompetencave të tyre theksuan se si institucione në periudhën e fundit janë përfshirë në përparimin e të drejtave të këtyre personave, para se gjithash në pjesën e inkluzionit në sistemin arsimor, përforcimin e strukturave arsimore për mbështetjen e tyre, qasjen deri te shëndetësia, përfshirjen në vlerësim për aftësim.
Shefja e Delegacionit të BE-së në Shkup tha se duhet të punohet në eliminimin e barrierave të cilat i pengojnë këto persona në të gjitha fushat e jetesës. Ata, konsideron Zhbogar, duhet të kenë rol aktiv në shoqëri, ndërsa jo të jenë vetëm pranues pasiv të shërbimeve.
Sfidat me të cilat përballen personat me aftësi të kufizuara janë sistematike dhe afatgjate kërkojnë mobilitet të të gjithë faktorëve në shoqëri. Për atë përfaqësuesit e shoqatave të personave me aftësi të kufizuara kërkuan edhe promovim të shkathtësive dhe aftësive të personave me aftësi të kufizuara dhe zhvillimin e tyre, me qëllim të inkluzionit më të lehtë në jetën e përditshme.