Më shumë se 63% e vendvotimeve në rajonin veriperëndimor nuk mund të jenë të arritshëm për personat me nevoja të veçanta, veçanërisht për ata që lëvizin me karrocë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Kjo u tha në tryezën e sotme të rumbullakët të quajtur ”Pjesëmarrje e barabartë e personave me nevoja të veçanta në qasjen zgjedhore dhe politike në Maqedoni”, që u organizua nga Shoqata për promovim dhe zhvillim të përfshirjes shiqërore ”Inkluzija”.
Hulumtimi ka treguar se kutia e votimit nuk është në nivelin e përshtatshëm që personat me nevoja të veçanta ta hedhin votën e tyre./Telegrafi/