Telegrafi

Personat me aftësi të kufizuara të Tetovës sigurojnë kartela parkingu falas

Ndërmarrja publike ”Parkingu i qytetit Tetova” në bashkëpunim me Shoqatën për paralizë cerebrale, sot kanë shpërndarë kartelat për parking falas për personat me aftësi të kufizuara, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Këto kartela vlejnë për të gjitha zonat e parkimit, si edhe për parkingjet e mbuluara. Nga kjo ndërmarrje thonë se projekti për parkim zonal është duke ecur sipas planit.

Sipas udhëheqësit të ndërmarrjes, Fejsal Beadini, është zgjidhur problemi me banorët e banesave në zonën B, pasi që shumica e tyre kanë marrë kartelën e parkimit, kurse për banorët e zonës A planifikohet të ndërtohen garazhe me kate./Telegrafi/