Qeveria e Kosovës sot ka marrë vendim për masa të reja për parandalimin dhe luftimin e COVID-19.
Në mbledhjen e mbajtur sot Qeveria në mesin e shumë masave ka marrë vendim që qytetarët mbi moshën 65 vjeç dhe ata me sëmundje kronike, lejohen të dalin në ambiente publike vetën 8 orë brenda ditës.
“Qytetarët mbi moshën 65 vjeç dhe ata me sëmundje kronike (diabet, hipertensioni arterial dhe sëmundje zemre, sëmundje kronike të mushkërive, pacientët më sëmundje të veshkave, pacientët me imunitet të suprimuar, pacientët onkologjikë etj.) mund të dalin jashtë në ambiente publike vetëm në orët e hershme të mëngjesit nga orës 05:00 deri në orën 10:00 dhe në orët e mbrëmjes nga ora 18:00 deri në orën 21:00”, thuhet në njoftim.
Qeveria po ashtu ka vendosur që të operatorët e shërbimeve komunale, financiare, elektronike dhe postare të ofrojnë shërbime me orar dhe staf minimal. /Telegrafi/