Telegrafi

Personat mbi moshën 50-vjeçare, me aspirinë kundër sulmit në zemër

Sipas Task Forcës për Shërbime Preventive në SHBA, ky medikament ndihmon edhe kundër kancerit, transmeton Telegrafi.

Paneli që e ka ekzaminuar aspirinën, ka gjetur se mund të ndihmojë edhe kundër kancerit në zorrën e trashë.

Ata rekomandojnë përdorimin e përditshëm, tek pacientët që kanë rrezik të lartë për sulm në zemër, por që nuk kanë efekte anësore siç është gjakderdhja.

Aspirina e bën gjakun më pak të “ngjitshëm”, që do të thotë se nuk lejon mpiksje, duke e reduktuar sulmin në zemër.

Ky medikament i është rekomanduar për kohë të gjatë, personave që kanë mbijetuar nga sulmi në zemër. /Telegrafi/