Site icon Telegrafi

Personat LGBT në Maqedoni janë gjithnjë e më depresiv

Personat e rinjë LGBT gjithnjë e më shumë i ekspozohen depresionit, tregojnë nivel më të lartë të ankthit, shqetësimeve, në bashkëveprimin social dhe shpesh fshein informacione me rëndësi për veten e tyre, në krahasim me moshatarët e tyre heteroseksual, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Kështu thonë të dhënat e hulumtimit në Maqedoni për diskriminimin, dhunën, shqetësimin dhe maltretimin e personave të rinjë LGBT, të cilat janë të bazuara në orientimin seksual dhe përkatësinë gjinore.

Hulumtimi është kryer nga ”Fronti Subeverziv”, në bashkëpunim me ”Forumin arsimor rinor”, ku janë marë për shembull të rinj të moshës 18 deri 30 vjeç, që jetojnë në të gjitha komunat e qytetit të Shkupit, duke përdorur një pyetësor intern, anketë ballë për ballë dhe grupe fokusimi.

Nga ”Fronti Subverziv” thonë se është e nevojshme rritja e kohezionit shoqërorë në kuadër të bashkësisë LGBT, por edhe plotësim i Ligjit për mbrojtje nga diskriminimi./Telegrafi/

Exit mobile version