Site icon Telegrafi

Personat me këto tipare janë partnerët më të mirë

(Foto: The Mindful Word)

Nëse doni të gjeni një shpirt binjak, duhet të filloni të kërkoni disa cilësi kyçe te partneri juaj. Femra dhe meshkuj të pjekur emocionalisht dhe të përgjegjshëm sillen me përgjegjësi edhe në një lidhje dashurie.

Nëse doni të gjeni shokun tuaj të shpirtit, kërkoni një partner me këto shtatë cilësi:

Ndershmëria

Janë të sinqertë, ju mund të flisni me ta për gjithçka duke e ditur se ata nuk po ju gënjejnë dhe se gjithmonë thonë të vërtetën. Ata nuk po përpiqen t’ju mashtrojnë ose të shtrembërojnë informacionin në favor të tyre.

Përgjegjësia

Marrin përgjegjësinë për atë që thonë dhe i mbajnë premtimet e tyre. Ata marrin përgjegjësinë për gjithçka, për emocionet e tyre dhe sjelljen e tyre. Nëse bëjnë një gabim, gjithmonë do të kërkojnë falje dhe do të përpiqen t’i rregullojnë gjërat.

(Foto: Eligible Magazine)

Janë plot mbështetje

Gjithmonë do t’ju mbështesin në mënyrë të sinqertë dhe do të jenë gjithmonë pranë jush, pavarësisht nëse keni ngritje apo rënie. Asnjëherë nuk është në interesin e tyre të bëjnë diçka që nuk ju pëlqen vetëm për të kënaqur interesat e tyre. Ata duan t’ju japin mbështetjen më të madhe dhe stabilitetin emocional.

Dhembshuria

I respektojnë njerëzit tjerë dhe më e rëndësishmja, ju respektojnë. Ata nuk kanë ndërmend t’ju lëndojnë, poshtërojnë ose nënçmojnë.

Janë pohues

Ata do të shprehin mendimet, ndjenjat dhe opinionet e tyre dhe do të presin të njëjtën gjë nga ju. Do të jenë pohues në komunikim dhe do të përpiqen për një rezultat pozitiv, ku të dy jeni të kënaqur me zgjidhjen.

(Foto: CapeCod)

Janë plot dashuri

Duan një marrëdhënie emocionalisht të sigurt, të shëndetshme dhe të dashur bazuar në themelet e respektit reciprok, mirësjelljes dhe angazhimit.

Janë racionalë

Ata janë të arsyeshëm dhe racionalë, veçanërisht në situata të vështira dhe përmes komunikimit. Nuk lejojnë që emocionet të kontrollojnë sjelljen e tyre, kurse ju ndiheni të sigurt pranë tyre. /Telegrafi/

Exit mobile version