Site icon Telegrafi

Personat e verbër do të votojnë pa ndihmës në zgjedhjet lokale në Maqedoni

KSHZ në seancë publike solli disa udhëzime për votimin e personave të verbër ose me shikim të dëmtuar përmes alfabetit Brail, ndërsa miratoi edhe 32 akreditime për vëzhguesit e zgjedhjeve.

150 qytetarë në 25 komuna në zgjedhjet lokale nuk do të votojnë në vendet e tyre zgjedhore. Të drejtën e votës do të mund ta shfrytëzojnë në vendvotimet në komunat që janë afër prej 3 deri 5 kilometra, përcjell Telegrafi Maqedoni.

KSHZ dërgoi udhëzim tek Komisionet Komunale Zgjedhore të mos organizojnë votim në 73 vendvotime, pasi tek ta ka më pas se 10 qytetarë të regjistruar me të drejtë vote. Më shumë vende të këtilla ka në Prilep (13) dhe në Makedonski Brod (8).

Për zgjedhjet lokale në 80 komuna dhe Bashkinë e Shkupit, do të ketë 162 lista, nga një për kryetar komune dhe një për këshilltarë./Telegrafi/

Exit mobile version