Site icon Telegrafi

Personat e verbër në Maqedoni kërkojnë kushte më të mira (Video)

Toshe Iliev përballet me dëmtime në të pamurit. Të jetohet në këto kushte dhe këtë gjendje, sipas tij, është shumë e vështirë, duke qenë se gjithmonë ka nevojë për ndihmën e dikujt. Në ditën ndërkombëtare të të verbërve, ai vlerëson se ndihma e institucioneve është e pamjaftueshme.

Si person i cili përballet me problemet e përditshme nga shikimi i dobët, dua të theksoj se na mungojnë në masë të madhe semaforët me zë, ose çfarë do lloj shenjash rrugore që do na shpijnë drejt institucioneve dhe në përgjithësi rreth qytetit. Gjithashtu kemi mungesë të librave në formë audio, sepse ne të gjithë jemi inteligjent dhe duam që të hulumtojmë, të përmirësohemi dhe të shohim në çfarë niveli jemi- tha Toshe Iliev.

Drejtori i Lidhjes së të verbërve theksoi se këta persona në jetën e përditshme hasin në barriera të shumta fizike. Ndër kërkesat e tyre janë ndërtim i një Qendre për rehabilitim dhe shtëpi për të verbrit të cilët janë pa familje, alfabet braj, kompjuterë me programe folëse dhe audio libra.

“Momentalisht sipas regjistrit të ‘Lidhjes Nacionale të personave të verbër’ që është organizatë vullnetare invalidore, bëjnë pjesë 2550 persona të verbër dhe me shikim të dobët. Që do të thotë se këta janë persona të cilët mund të shohin deri në 10 % ose kanë kanë shikim të dëmtuar më shumë se 91%”, deklaroi Steria Dimov, drejtor gjeneral i Lidhjes kombëtar për të verbrit.

Këshilltari në Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale Vangel Trkaljanov tha që do të përpiqen të ndihmojnë në përmirësimin e jetës së këtyre personave.

Njëri prej këtyre shërbimeve është edhe ndihmës personal, të cilët u mundësojnë personave me shikim të dëmtuar të rëndë të kenë të drejtë për një ndihmës personal i cili do ju ndihmoj,në jetën e përditshme- pohoi Vangel Trkaljanov, këshilltar i Ministrisë Punës dhe Politikës Sociale.

Oftamologu Bekim Tateshi tha se faktorët që dëmtojnë shikim e personave janë të ndryshme por ai theksoi qëndrimin e gjatë para telefonave dhe ekraneve të ndryshme si dhe leximi i gjatë.

Nuk ka prind i cili nuk është i interesuar për t’i treguar se sa orë fëmijët duhet të qëndrojnë para kompjuterëve, tabletave etj.3.27 Kohën e fundit me rritjen e vetëdijes të pacientëve vizitat janë të larta. Kur kam nisur karrierën fëmijët vinin shumë vonë për kontrollet e para të syve por kohëve të fundit prindërit interesohen që në kohë të hershme për shëndetin e syve të fëmijëve- tha Bekim Tateshi, oftamolog.

Sëmundjet më të shpeshta të syve janë katarakt ose perdja e syrit, glloukoma, trauma në sy etj. Sipas të dhënave të fundit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë 300 deri 500 milionë njerëz në nivel botëror kanë shikim të dobësuar, ndërsa 5 milion janë totalisht të verbër./Telegrafi/

Exit mobile version