Pronarët e një butiku në Hof të Bavarisë, në një mbishkrim në dyqan janë shprehur të qartë se kush është i mirëpritur e kush jo.
“Hyrja në lokal u lejohet vetëm personave që nuk janë vaksinuar”, shkruan në mbishkrimin e vënë në hyrje të lokalit, transmeton Telegrafi.
Siç raportojnë mediat lokale, “ata duan të mbrojnë dyqanin e tyre të specializuar Trachtenlod’n Wolperdingar që e menaxhojnë nga vitit 2005”.
“Nuk ndihemi mirë në afërsi të njerëzve që janë vaksinuar. I qëndrojmë pas opinionit tonë. Kjo vaksinë kundër coronavirusit nuk është testuar. Të gjitha tjerat gjithmonë janë testuar – në fakt ky nuk është problemi – por ne këtij ilaçi nuk i besojmë”, ka thënë pronari gjatë një bisede me inFranken.de.
Ai dhe gruaja e tij i kanë mbijetuar pandemisë pa u infektuar nga COVID-19.
“Jemi shëndoshë e mirë dhe duam të qëndrojmë kështu”, ka thënë ky burrë nga Gjermania, të cilit për shkak të pandemisë i ka rënë në masë të madhe shitja.
Ndryshe në Hof të Bavarisë janë vaksinuar mbi 57 për qind e popullatës. /Telegrafi/