Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Fetah Rudi në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës ka folur për problemet me të cilat po përballen personat e shurdhër në Kosovë.
Ai ka theksuar se gjatë periudhës së pandemisë me COVID-19 kjo kategori është privuar nga e drejta për ‘tu informuar rreth masave të reja, meqë institucionet përgjegjëse nuk kanë pasur interpret të gjuhës së shenjave në paraqitjet e tyre.
“Gjatë pandemisë, personat e shurdhër janë ankuar se nuk janë informuar në gjuhë ne tyre rreth masave ndaj Covid-19. Është obligim i shtetit dhe institucioneve që të ndërmarrin të gjitha masat për respektimi ne të drejtave te personave të shurdhër në Kosovë. I bëj thirrje televizionit publik që të transmetimin e seancave të Kuvendit të Kosovës t’i jap edhe në gjuhën e shenjave si dhe të gjitha fushatat dhe informatat me rëndësi për publikun të jenë edhe në gjuhën e shenjave”, tha Rudi.
Gjithashtu, ndër shumë probleme me të cilat përballet kjo kategori, ai theksoi se në raporti ne Avokatit të Popullit për vitin 2019, tregohet se gjatë zgjedhjeve parlamentare nuk ka pasur të angazhuar interpret të certifikuar për gjuhën e shenjave, si gjuhë amtare e personave të shurdhër./kp/