Site icon Telegrafi

Personat e moshës 18-24 vjet masturbojnë më shumë se çdo grupmoshë tjetër

Mund t’i urreni mijëvjeçarët sado që dëshironi, por të paktën ekziston një fushë ku ata i mposhtin personat më të vjetër.

Ndonëse studimet kanë treguar se mijëvjeçarët mund të kenë mungesë të aftësive sociale dhe shtrëngime të dobëta të duarve, ata të paktën dinë si ta kënaqin veten.

Një studim i fundit ka zbuluar se 57 për qind e personave të moshës 18-24 vjet masturbojnë të paktën një herë në javë – shifër e cila është më e lartë sesa për çdo lloj grupmoshe tjetër.

Ky anketim, i kryer nga kompania e lodrave të seksit ‘Tenga’, ka analizuar të dhënat e 13,000 pjesëmarrësve të moshave 18-74 vjet nga 18 shtete të ndryshme.

Përqindja e meshkujve dhe femrave që masturbojnë

Në Amerikë, 92 për qind e meshkujve dhe 76 për qind e femrave masturbojnë. Në Mbretërinë e Bashkuar, këto shifra janë 96 dhe 78 për qind; dhe në Gjermani, shifrat janë 93 dhe 76 për qind.

Vlen të ceket se masturbimi ka shumë përfitime shëndetësore, duke përfshirë rritjen e disponimit, ndihmon në problemet me ejakulim të parakohshëm, si dhe e parandalon kancerin e prostatës. /Telegrafi/

Exit mobile version