Mendoni se shenja e Horoskopit është e vetmja gjë që përcaktohet nga muaji në të cilin keni lindur? Epo, e keni gabim!
Shkencëtarët kanë zbuluar se periudha e vitit gjatë së cilës keni lindur mund të ketë ndikim shumë më të madh se ç’mund ta mendojmë – e madje mund të ndikojë edhe në mënyrën se si vdesim, transmeton Telegrafi.
Thënë më thjesht, shkencëtarët kanë pohuar se muaji në të cilin keni lindur ndërlidhet me rrezikun e vdekjes nga sëmundjet e zemrës.
Dhe, ky është lajm i keq për personat që kanë lindur gjatë pranverës dhe verës – pasi që ata janë më të prirë të vdesin nga sëmundjet e zemrës sesa personat e lindur gjatë vjeshtës.
Ekspertët thonë se kjo ka të bëjë me ndryshimet sezonale në dietë, me nivelet e ndotjes së ajrit dhe me disponueshmërinë e rrezeve të diellit para lindjes dhe në fillim të jetës. /Telegrafi/