Site icon Telegrafi

Personat e infektuar me COVID-19 të goditur nga aromat e këqija: Pasta e dhëmbëve është si benzinë

Ilsutrimi: Aanya Gupta

Gjithnjë e më shumë raporte po dalin në sipërfaqe se si pacientët COVID-19 vuajnë me simptoma të gjata të COVID-it duke përfshirë humbjen e nuhatjes.

Peshku dhe tosti që digjet janë ndër aromat e padurueshme në vend të erërave normale.

Një nënë nga Kent përshkruan përvojën e saj me shkencëtarët duke theksuar pse humbja e nuhatjes ndodh në radhë të parë. Sarah Govier, 44 vjeçare nga Whitstable, Kent u diagnostikua me COVID-19 në maj me simptomën e saj kryesore që ishte humbja e nuhatjes, shkruan Express.co.uk.

Nëna e dy fëmijëve përshkroi se si gati të gjithë ushqimet filluan të nuhasnin të kalbura dhe kishte humbur shumë peshë për shkak të vështirësisë për të ngrënë vaktet e saj të preferuara.

Humbja e nuhatjes, e njohur si parosmia, është një simptomë e zakonshme që raportohet në COVID-19. Një studim i kryer nga studiues në UCL dhe UCLH identifikoi treguesin më të besueshëm të COVID-19.

Gjetja kryesore është se humbja akute e nuhatjes dhe / ose shijes duket të jetë treguesi më i zakonshëm i sëmundjes virale.

Zonja Glovier përshkroi se si e preku simptoma dhe tha: “Kafeja kishte një shije të tmerrshme dhe pastrimi i dhëmbëve me pastë dhëmbësh më dukej sikur i pastroja me benzinë, ishte e neveritshme. Hudhra dhe qepët kanë erë të tmerrshme, madje as nuk mund ta përshkruaj, dhe për shkak se ato janë në të gjitha recetat ose vaktet e gatshme, kjo e bëri gatimin shumë sfidues”.

Mjekët kanë zbuluar se njerëzit me COVID-19 humbin nuhatjen e tyre për shkak të dëmtimit të virusit në mbaresat nervore të receptorit ose mbështetjes së qelizave brenda hundës së tyre.

Këto mbaresa nervore që zbulojnë aromën i tregojnë trurit se si të interpretojë informacionin kimik që krijon një erë dhe kur dëmtohet ose shërohet gabimisht mund të çojë në parosmi.

Është vërtetuar prej kohësh që COVID-19 mund të shkaktojë humbje ose aftësi të zvogëluar të nuhatjes ose shijes. NHS e ka renditur atë si një nga simptomat kryesore, së bashku me një kollë dhe ethe/temperaturë, të vazhdueshme. /Telegrafi/

Exit mobile version