Telegrafi

Personat me aftësi të veçanta në Maqedoni, tenda para ambasadave (Video)

Iniciativa qytetare “5 në 12” dorëzoi në zyrën e BE-së 7 kërkesat të cilat kanë të bëjnë me të drejtat dhe kushtet e personave me aftësi të veçanta. Përfaqësues të kësaj organizate fajësojnë Institucionet se prej dy vitesh nuk i kanë marrë parasysh kërkesat e tyre, njofton “Alsat”.

Ata shprehen të zhgënjyer në veçanti nga trajtimi i ministrisë së Punës Sociale ndërkaq kërcënojnë se nëse kërkesat e tyre nuk do të merren parasysh as nga përfaqësuesit e BE-së, do të marshojnë nëpër rrugët e kryeqytetit si dhe do të vendosin tenda para përfaqësive diplomatike Evropiane.

“Shuma enorme janë ndarë nga Bashkimi Evropian për personat me nevoja të veçanta, ndërsa këta persona nuk i gëzojnë këto të drejta, ku janë ato para dhe pse këto persona nuk i gëzojnë këto të drejta”, thonë nga Iniciativa “5 në 12”./Telegrafi/