Telegrafi

Personalitete të njohura do të ndajnë eksperiencën e tyre në Konventën e II-të të menaxherëve të shitjes

E njohur si nutriciste që promovon ushqyerjen e shëndetshme dhe ndërgjegjësimin e njerëzve për mënyrat e shëndetshme të jetesës, Diola Dostin shpesh herë mund ta shohim si mysafire në emisione të ndryshme si në Kosovë gjithashtu edhe në Shqipëri.

Së fundmi ajo ka publikuar një video në rrjetet e saj sociale ku lajmëroi se do të jetë gjithashtu pjesë e një ngjarje të rëndësishme të biznesit në vendin tonë “Konventa e II-të e menaxherëve të shitjes”.

Në këtë konventë do të ketë folës nga Sllovenia, Britania e madhe, Zvicra, Shqipëria, duke përfshirë dhe ndërmarrës dhe ekspert të suksesshëm, gjithashtu nuk do të mungojnë edhe personalitete të njohura për të gjithë si Alketa Vejsiu, Ermal Mamaqi, Ardian Hoxha etj.

Thank you Diola, Ne jemi shumë te lumtur që pjesë e Konvetës se II-të do të jetë edhe Diola Dosti. Per te qen te sukseseshem duhet te kemi shendet te mire, Diola do të japë një përmbledhje rreth të ushqyerit e shëndetshem, përmbledhje kjo e ndjekur nga një forum i hapur, KESHTU QE ejani të përgaditur për të bërë pyetje J. Shihemi me 1 Nentor.

Publiée par Denis Gafuri Sales Training sur Vendredi 11 octobre 2019