Salih Murat, ish-kryetar i Gjykatës Kushtetuese të Maqedonisë së Veriut, Tahsin İbrahim, kryetar i MATÜSİTEB, Süleyman Baki, kryetar i Shoqatës ENSAR dhe Hüsrev Emin, kryetar i Shoqatës KÖPRU, morën pjesë në ceremoninë e betimit të deputetëve të mandatit të 28-të në Republikën e Turqisë.
Pas kësaj ceremonie, ky delegacion zhvilloi takim me presidentin Rexhep Tajip Erdogan, si dhe ish-kryetarin e Kuvendit të Madh Kombëtar të Turqisë Mustafa Şentop, zëdhënësin e Presidentit Ibrahim Kalın dhe deputetin Abdülhamit Gyl.