Një vjedhje e rëndë ka ndodhur në një objekt fetar në Gjilan, ku dyshohet se persona të panjohur kanë hapur me forcë derën e kishës dhe kanë arritur të marrin para të gatshme.
Sipas informacioneve nga policia, shuma e vjedhur vlerësohet të jetë rreth 27 euro.
Ngjarja ka ndodhur mes datave 22 dhe 25 Shkurt 2025, dhe aktualisht rasti është nën hetim nga policia.
Po punohet për identifikimin e autorëve dhe sqarimin e plotë të ngjarjes. /Telegrafi/