Telegrafi

Persona të maskuar plaçkitën një pompë derivatesh në Sllatinë

Dy persona të maskuar, nën kërcënimin e armëve, kanë plaçkitur një sasi parash nga një pompë derivatesh.

Rasti ka ndodhur në Sllatinë, Fushë Kosovë dje në ora 04:33, sipas Policisë së Kosovës.

Plaçkitësit më pas me një veturë pa targa ishin larguar nga vendi i ngjarjes.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore. /Telegrafi/