Telegrafi

Persona të maskuar me armë grabisin pikëpagesën në rrugën Shkup-Tetovë

Dy persona të maskuar sot kanë kryer një grabitje në pikëpagesën në ‘Gllumovë” në rrugën Shkup-Tetovë.

Grabitësit kanë marrë paratë, por nuk njoftohet se sa para janë vjedhur, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Policia do të hetojë nëse ka pasur lëshime tek sigurimi i pikëpagesës ndërsa përgjigjet do t’i japin video-incizimet.

Grabitja ka ndodhur në orën 4 ndërsa policia po ndërmerr të gjitha masat për zbardhjen e plotë të rastit./Telegrafi/