Site icon Telegrafi

Persona të armatosur sulmojnë rojtarin dhe djegin bankomatët në një qendër tregtare në Shkup

Disa persona të armatosur këtë mëngjes e kanë sulmuar rojtarin në qendrën tregtare “Point retail park” dhe kanë djegur disa bankomate.

Policia e ka mbyllur për komunikacion një pjesë të rrugës “Brigada maqedono-kosovare”, me çka është shkaktuar kolonë e makinave në këtë pjesë të qytetit.

“Në orën 05:54 në SPB Shkup është denoncuar se në objektin afarist në rrugën ‘Brigada maqedono-kosovare’ në Shkup, disa persona të armatosur e kanë sulmuar rojtarin SH.M, ndërsa më pas kanë djegur disa bankomatë që kanë qenë të vendosur në qendrën tregtare. Po merren masa për zbardhjen e rastit”, thonë nga MPB.

Në qendrën tregtare ka bankomatë të disa bankave, të vendosur afër njëri tjetrit në parkingun para hyrjes në qendrën tregtare.

Raportohet se kjo ngjarje është kapur nga kamerat e sigurisë./Telegrafi/

Exit mobile version